Rrezohet dekreti i Presidentit per “permbarimin”

RTV KLAN 2019-07-04

Views 0

Parlamenti e rrezoi dekretin e Presidentit që kthente për rishqyrtim ligjin për përmbarimin privat.

Ky ishte ligji i fundit i paketës së ligjeve për reformën në drejtësi, që socialistët e shohin dhe si pengesën e fundit që Presidenti Meta i vendosi kësaj reforme që sipas Taulant Ballës s?ka më kthim pas.

Balla flet dhe për zgjedhjet e 30 Qershorit që i cilëson si festa e demokracisë, ndërsa opozitës që i akuzon socialistet se kanë abuzuar duke rritur përqindjen e votueseve, ju kujton që të kërkojnë hapjen e kutive.

Opozita parlamentare vazhdon t?ju kërkojë socialistëve që të heqin dorë nga arritja e një marrëveshje me opozitën jashtë parlamentit dhe të fokusohen tek reforma zgjedhore, madje duke vendosur dhe kusht për largimin e Damian Gjiknurit nga drejtimi i komisionit te posaçëm.

Por Gjiknuri deklaron se do të dorëhiqet vetëm nëse këtë e kërkon Partia Demokratike, që sipas tij është e mirëpritur të zërë vendin e saj në komisionin e reformës zgjedhore.

?Nga ?Rama ik? kaluat tek ?Damiani ik?...do vetëofrohem si Presidenti nëse ma kërkon PD.?

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form