Hajdari: Bashës i ka dalë situata nga kontrolli, kryebashkiakët e PD nuk mund të bëjnë gangsterët

Report TV 2019-07-03

Views 0

Rudina Hajdari thotë se zgjedhjet e 30 qershorit janë fakt, ato tashmë janë bërë dhe ligjshmërinë ose jo të tyre mund ta ndërmarrë vetëm Gjykata Kushtetuese. Duke komentuar vendimin e kryebashkiakëve të PD-së për të mos liruar zyrat për të zgjedhurit e rinj socialist nga 30 qershori, kryetarja e grupit parlamentar demokrat, tha se kjo është një situatë që i ka dalë nga duart kryedemokratit Basha. Ajo tha në emisionin "Repolitix" përballë gazetarit Denis Minga, se nuk është në tagrin e kryebashkiakëve të njohin ose jo zgjedhjet duke u sjellë si gangsterë siç ajo u shpreh.

"Do të kemi një vendim nga Gjykata Kushtetuese, ndoshta do reflektojmë përse ndodhën këto, në një fazë post zgjedhje. Nuk e parashikoj dot nëse do të kemi zgjedhje të tjera. Fakti është qe zgjedhjet ndodhën pa pasur opozitën. Një nga partitë më të mëdha të vendit nuk mori pjesë dhe kjo është për të ardhur keq. Nëse do të përsëriten këto zgjedhje do ishte një gjë për tu parë më vonë kur të kemi një Gjykatë Kushtetuese", tha Hajdari.

Për vendimin e kryebashkiakëve të PD-së u shpreh: "Është një situatë që i ka dalë jashtë kontrollit. Kryetari i PD nuk është në gjendje të shikojë dhe të gjejë një zgjidhje për këta kryetar bashkie që refuzojnë të largohen nga zyrat e tyre. Mendoj se kjo do të sillte përplasje. E shikoj që kjo do ndodhë, sepse shumë njerëz të thjeshtë do të humbin njerëzit e punës, dhe këtë gjë nuk mund ta ndalojë dot asnjë njeri. Zgjedhjet dolën, u certifikuan deri diku dhe do të ketë një zëvendësim të kryetarëve të bashkive, dhe detyrimisht këta që kanë qenë do zëvendësohen me të rinjtë që fituan në zgjedhjet e 30 qershorit. Unë e shikoj të pashmangshme. Është e kotë të themi që nuk i njohim këto zgjedhje. Nuk është në tagrin e këtyre kryebashkiakëve, nuk mund të bëjnë rolin e gangsterëve. Mendoj se zoti Basha ndodhet në situatë të vështirë".

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS