http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ps e vendosur të shkarkojë MetënHajdari: te shtyhet ngritja e komisionit hetimorDeklaratat dhe akuzat e forta te presidentit duket se e kane motivuar edhe me shume partine socialiste te vijoje procedurat per shkarkimin e ilir metes. Kreu i grupit taulant balla siguroi se nuk do te kete asnje hap pas. Por opozita parlamentare kerkoi shtyrjen e ngritjes se komisionit hetimor deri sa gjykata kushtetuese te behet funksionale Taulant Balla doli perpara mediave ne perfundim te konferences se kryetareve, per ti pecuar mesazhin e qarte presidentit Ilir Meta, se mazhoranca eshte e vendosur per ta cuar deri ne fund nismen per shkarkimin e tij.TALULAT BALLA KRYETAR I GRUPIT PARLAMENTAR, PSNë zbatim të plotë të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, neni 112, paragrafi 3, jemi në fazën kur është shqyrtuar nga Komisioni i Çështjeve Ligjore nisma e depozituar nga 55 anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë, për shkarkimin e Presidentit të Republikës z. Ilir Meta. Në këtë fazë të këtij procesi, raporti i Komisionit të Ligjeve i shkon seancës plenare. Sipas Rregullores, Kuvendi i Shqipërisë diskuton në seancë plenare raportin e Komisionit të Ligjeve dhe në rast se raporti miratohet, procedura vijon më tej; dhe me miratimin e raportit, ngrihet dhe Komisioni Hetimor për evidentimin e shkeljeve nga ana e Presidentit të Republikës dhe më pas, Komisioni Hetimor paraqet në Kuvendin përfundimtar, i cili në rast se merr mbështetjen e 94 apo më shumë deputetëve anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë, miraton shkarkimin e Presidentit. Certifikimin e këtij procesi e bën më pas Gjykata Kushtetuese.Por edhe pse sipas parashikimeve ne ligj, opozita parlamentare do te jete pjese e ketij komisioni, Rudina Hajdari ka kerkuar shtyrjen e ngritjes se ketij komisioni deri ne ngritjen e Gjykates Kushtetuese.RUDINA HAJDARIKRYETARE E GRUPIT PARLAMENTAR DEMOKRATPropozova shtyrjen e ngritjes së Komisionit Hetimor parlamentar. Duke qenë se nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese nuk është koha e duhur, por sigurisht nuk mund ta ndaloj dot, pasi është nismë e 55 deputetëve të PS-së. Ngritja e komisionit do sillte pështjelim të situatës, e cila do vi në kosto të maxhorancës. Nuk kemi pse nxitohemi nëse ka shkelur Kushtetutën kjo mund të gjykohet në një moment më normal. Sa i përket seancës kemi kërkuar të tërhiqemi nga diskutimi, është bërë tashmë e patëm një seancë me një rezolutë. Nuk është në favor të akusjt përshtjellimi i situatës. Duket më shumë si një konflikt personal, dhe kërkojmë që ky komision të shtyhet dhe te ngrihet në një moment kur të kemi një situatë më normale kur të ngrihet Gjykata Kushutetuese.