Meta jep propozimin e tij: Më 13 tetor zgjedhje vendore, të përgjithshme dhe për Presidentin

Report TV 2019-07-02

Views 0

Kur kanë kaluar dy ditë nga zgjedhjet lokale, të cilat nuk shënuan incidente dhe pati një pjesëmarrje të konsiderueshme të votuesve, Presidenti ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka komentuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Presidenti Meta ka bërë edhe një propozim për zgjidhjen e krizës ku ka thënë se një formë zgjidhje do të ishte që më 13 tetor të kryheshin zgjedhjet vendore, të përgjithshmet dhe ato të Presidentit.

Kujtojmë se prej kohësh Meta ka dalë kundër zgjedhjeve të 30 qershorit. Me 8 qershor Presidenti doli në një konferencë ku nxori edhe dekretin e tij për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Pas kësaj tensionet politike u shtuan, ndërsa presidenti nxori një tjetër dekret. Dekreti i Metës shkoi deri në Kolegjin Zgjedhor ku gjykatësit me vota unanime i hapën rrugën 30 qershorit. Ndërkohë vetëm tre ditë para zgjedhjeve lokale, kreu i shtetit, nxori një dekret tjetër ku kërkonte që data e zgjedhjeve të ishte 13 tetori.

Megjithatë qeveria u tregua e vendosur dhe zgjedhjet u kryen qetësisht më 30 qershor. Ndërsa për sa i përket presidentit, janë hedhur hapat e parë drejt shkarkimit të tij. Në parlament janë mbledhur 100 vota për një rezolutë ndaj presidentit të cilën më pas e çuan në Komisionin e Ligjeve. Pas shqyrtimeve të nevojshme pritet që të ngrihet një Komision Hetues që do të shqyrtojë nëse presidenti ka shkelur rëndë Kushtetutën nëse arrihet në këtë përfundim, do të ndiqen hapat e tjerë për shkarkimin e Presidentit.

Share This Video


Download

  
Report form