Vasili injoron reagimin e SHBA-së për zgjedhjet: S'është informuar se është larg qendrës

Report TV 2019-07-01

Views 0

Reagimi i parë nga opozita mbi deklaratën e Ambasadës Amerikane, lidhur me zgjedhjet, vjen nga numri dy i LSI-së, Petrit Vasili. I ftuar përballë gazetarit Ilir Babaramo në Report TV ai e injoroi një reagim të tillë, madje duke ironizuar se ajo nuk është informuar, pasi është larg nga qendra.

"S'kuptova gjë. Thotë që do ta gjykojë Kushtetuesja, por kush do ta bëjë gjykatën Kushtetuesë? Në 30 qershor me dekret nuk kishte zgjedhje, u anuluan dhe u vendos data 13 tetor. Me siguri Ambasada nuk është informruar dhe është dhe larg qendrës", tha Vasili.

Sipas Zërit të Amerikës, Vasili është një nga politikanët, të cilit i është mohuar viza nga SHBA.

Share This Video


Download

  
Report form