Stop - Rrehtina/ Me zemer e tumor, bashkeshortet duhet te kthejne kempin! (01 korrik 2019)

RTV KLAN 2019-07-01

Views 0

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Gazetarja e ?Stop? ka udhëtuar në fshatin Grudë e re, në Shkodër, njësia administrative Rrethinat. Në familjen e Mirash dhe Xhuljana Shytani, pas një viti e gjysëm, që merrnin 57 mijë lekë të vjetra ndihme ekonomike, papritur iu reduktua me 30 mijë lekë. Ata tregojnë, se u thanë, që kanë marrë më tepër dhe duhet të kthejnë rreth 500 mijë lekë, pasi është shkaktuar dëm ekonomik. Bashkëshortët Shytani janë të sëmurë, njëri me zemër e tjetri me tumor në kokë dhe përfitojnë kemp. Administratori shoqëror i njësisë Shalë, Martin Koceku, thotë, se është faji i sistemit, por dhe i tij, pasi kontrolli i njësisë administrative e ka nxjerrë këtë dosje me probleme.Por nga ana tjetër në zyrat e njësisë administrative thonë, se ky rast as që është parë.Problemin mund ta ketë konstatuar vetë administratori dhe përgjegjësia është e tij.

Share This Video


Download

  
Report form