Kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës flet për Report Tv Historike pas 28 vitesh, kemi punë pa fund j

Report TV 2019-07-01

Views 0

Edhe pse ende jo zyrtarisht, kryetari i ri i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri i dalë nga radhët e Partisë socialiste ka dhënë një intervistë të shkurtër për Report Tv. Pjetri ka falenderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur ndërsa ka thënë se do të fillojë të punojë fort për Shkodrën pas prej vitesh është drejtuar nga një forcë tjetër politike. Ndër të tjera Valdrin pjetri ka deklaruar se programet e tij dhe të PS në bashkinë e Shkodrës janë bërë publike dhe tashmë mbetet vetëm që të fillohet të zbatohen.

Si ndiheni pas procesit të numërimit të votave dhe se do të jeni kryetari i ri i bashkisë së Shkodrës?

Është përgjegjësi e madhe. Gjërat dhe projektet janë bërë publike. Përgjegjësi shumë e madhe. Moment historik tashmë është fakt pas 28 vitesh Partia Socialiste do të drejtojë Shkodrën. Do t'ju shërbejmë shkodranëve.

Shkodra është një bastion i djathtë, por edhe në bashkitë e tjera të djathta, çfarë do të ndodh me punonjësit e bashkisë dhe me administratën?

Do të shikohet teknikaliteti dhe meritokracia. Kushdo që e meriton. Patjetër që stafi drejtues është për tu zëvendësuar por pjesa tjetër do të shikohet. Hap pas hapi.

Gratë në bashkinë Shkodër do të zëvendësohen? Pasi Rama deklaroi se gratë nuk do të zëvendësohen...?

Rama e ka thënë përgjithësisht... Por do të shqyrtohen. Rast pas rasti, mbetet për tu parë.

Procesi i votimit...a jeni i kënaqur?

Jam shumë i kënaqur pasi ditën e djeshme nuk u regjistrua asnjë incident. Është hera e parë që në 28 vite nuk është shënuar asnjë incident.

Puna e parë në Shkodër?

Pyetje e përgjithshme... kemi punë pa fund kemi mbaruar me fjalët....

Share This Video


Download

  
Report form