OSBE/ODIHR kritika për politikën shqiptare: Zgjedhjet janë për votuesit, jo për politikanët

Report TV 2019-07-01

Views 0

Një ditë pas votimeve, Misioni vëzhgues OSBE/ODHIR ka dhënë qëndrimin në lidhje me procesin. Sipas kryesueses së misionit vëzhgues Audrey Glover, qytetarët ishin në presion nga të dyja palët politike, ndërkohë shtoi se po mblidhet informacion për të kuptuar nëse janë plotësuar standardet ose jo. Sa i përket debatit për numrin e pjesmarrësve, Glover bëri thirrje autoriteteve të zbardhin të gjitha situatat.

Për kryesuesen e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, zgjedhjet në Shqipëri u mbajtën në një klimë të tensionuar politike që në fund nuk u dha mundësinë votuesve shqiptarë të zgjedhin mes një game alternativash për kryebashkiakët.

Në konferencën për mediat ku u shfaqën gjetjet paraprake nga grupi i vëzhguesve, Glover tha se pozitivja e këtij procesi ishte se votimi u zhvillua në mënyrë të qetë dhe paqësore.

Raporti i plotë i OSBE/ODIHR për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit pritet të publikohet pas 2 muajsh.

Share This Video


Download

  
Report form