Një person është ekzekutuar në mesnatë me armë zjarri nga një atentat në Broshkë në aksin Peqin- Elbasan, ndërsa vëllai i tij mbeti i plagosur. Viktima është Klevi Baho 24-vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai i tij, Sandër Baho 30-vjeç.
Report Tv ka siguruar foton e dy vëllezërve që iu bë pritë dhe u qëlluan me breshëri. Sipas burimeve në shënjestër të atentatit, por arriti që të shpëtonte me disa plagë në trup ishte vëllai i viktimës. Ndërsa viktima Klevi Baho që mësohet se sapo kishte dalë nga burgu në Itali humbi jetën në vend nga plumbat.
Dy vëllezërit ishin duke udhëtuar në automjetin e tyre me targa AA 333UZ kur u qëlluan me armë zjarri nga një person tjetër që po lëvizte po me makinë në Broshkë në aksin Peqin- Elbasan. Ata po iknin për në shtëpi në momentin kur u është zënë pritë dhe u qëlluam me breshëri.
Nga breshëria e plumbave humbi jetën në vend Klevi Braho, ndërsa vëllai i tij, ka marrë tre plumba në shpatull. I plagosuri aktualisht ndodhet në kirurgjinë e spitalit Elbasan, ndërsa policia ka ngritur postblloqe për të kapur autorin. 30- vjeçari pritet që të merret në pyetje për të shkuar në gjurmët e autorit. Ende nuk ka një pistë kryesore mbi hetimet, por nga të dhënat e para duket se kemi të bëjmë me larje hesapesh për prishje pazaresh.