Kryeministri Edi Rama ka ndjekur procesin e votimit dhe ecurinë në të gjithë vendin nga selia e Partisë Socialiste. Në orën 19:15 minuta, kryesocialisti është fiksuar nga kamera e Report Tv duke dalë nga selia, ndërsa nuk ka dhënë asnjë prononcim.
Rama votoi ditën e sotme në qendrën e votimit në Surrel i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama. Rama tha se kjo ditë është një mësim historik për t'i mësuar partive politike se kush tenton t'i marrë sovranitetin popullit nuk ka asnjë fund tjetër përveç dështimit.
Tashmë me mbylljen e procesit të votimit nis numërimi në të gjithë vendin për nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve lokale për të mësuar emrat e 61 kryebashkiakëve të rinj.