#rtvora #zgjedhjete30qershorit
Zhgënjimi i votuesve si edhe në vitet e tjera është shfaqur dhe përmes shënimeve në fletët e votimit. Ende pa përfunduar afati për mbylljen e procesit në rrjetet sociale janë publikuar foto të fletëve, përmes të cilave zgjedhësit kanë dhënë një mendim ndryshe. Nuk votoj në monizëm, apo vendosja e siglës së PD përbri kandidatit të PS-së, apo vënia kryq e të gjithë fletës është një pjesë e të gjithë morisë së shprehjeve, ku nuk mungojnë as ato banalet.
Edhe pse opozita nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, çka do të sillte që në qendra të paraqiteshin vetëm mbështetësit e mazhorancës, sërish një numër prej atyre që respektuan të drejtën e shprehjes vendosën për të prishur fletën e votimit.
Fotografimi i votës është një akt i ndaluar dhe i dënueshëm, por duket se komisionerët në këtë 30 qershor janë treguar më tolerantë.
Numri më i qartë i fletëve të pavlefshme do të bëhet i ditur vetëm pas përfundimit të numërimit dhe shpalljes së rezultateve përfundimtare.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/zhgenjimi-i-votuesve-permes-fleteve-te-votimit
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz