PD denoncon shitblerjen e votes

RTV KLAN 2019-07-01

Views 6

Ky rast sipas Partisë Demokratike tregon qartë se edhe i vetëm në zgjedhje, Edi Rama i manipulon ato duke blerë votuesit.

"PD ka mundur të identifikojë Edmond Hajro, Komisioner i PS tek njësia nr 9 Tiranë, pranë kopshtit numër 3. Ai është administrator i një pallati, i emëruar nga Bashkia e Tiranës".

Sipas nënkryetarit të Partisë Demokratike i gjithë sistemi i shitblerjes së votave drejtohet nga Partia Socialiste dhe Bashkia e Tiranës.

'Edhe kur është i vetëm në votime, edhe kur kontrollon çdo hallkë të zinxhirit që ka lidhje me votën, Edi Ramës sërish i duhet të blejë votues, i duhet të vjedhë, i duhet të manipulojë rezultatin".

Edhe ditën e zgjedhjeve Partia Demokratike bëri thirrje për ta bojkotuar procesin.

Share This Video


Download

  
Report form