'Ta mbush kryt me plumba...', Spahia video kur po tentohej lirimi i qendrave të votimit në Shkodër

Report TV 2019-07-01

Views 7

Një pjese e qendrave të votimit në Shkodër janë hapur gjatë mbrëmjes së djeshme më forcë nga anëtarët e KZAZ-ve dhe përfaqësuesve të PS. Disa prej dyerve të shkollave ku ishin vendosur qendrat e votimit dhe që ishin mbyllur me zinxhir me urdhër të kryebashkiakes Voltana Ademi., janë hapur me gurë fresibël dhe me dara të mëdha.

Ndërkohë në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-deputeti Bardh Spahi i cili ngre pretendimet se persona të armatosur të Partisë Socialiste kanë kërcënuar me armë kryetarin e forumit Rinor të PD në Shkodër, Arvit Bushati. Sipas Bardhit këto persona i janë drejtuar me fjalët 'do ta mbush kryt me plumba'.

Në lidhje me këtë Bardh Spahia ka shpërndarë edhe një video ku shihet një përplasje mes dy grupeve ndërsa në duar të një personi shihen edhe një palë dara të mëdha që janë përdorur për të hapur dyert e mbyllura të qendrave të votimit.

Ndërkohë deri më tani në procesin e votimit që po zhvillohet në të gjithë Shqipërinë nuk janë shënuar incidente madhore.

Share This Video


Download

  
Report form