Sazani dhe Karaburuni terheqin turistet

RTV KLAN 2019-07-01

Views 9

Ishulli i Sazanit është destinacioni i kësaj anije turistike të nisur nga Vlora. Të rinj nga Shqipëria, Kosova dhe turistë të huaj do të eksplorojnë bukuritë që ofron ishulli.

Udhëtimi zgjat jo më shumë se 50 minuta nga porti i Vlorës. Veç bukurive të bregdetit jonian, muzika është një tjetër element që shoqeron udhëtaret në anije.

Ndalesa e parë është në ishullin e Sazanit. Destinacioni tjetër është gadishulli i Karaburunit. Këtu mund të gjesh edhe turistë të ardhur nga SHBA për të shijuar mrekullitë e natyrës.

Në vitet e fundit ishulli i Sazanit dhe gadishulli i Karaburunit janë kthyer në destinacionet turistike më të kërkuara nga pushuesit.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form