Pas katër muajve fushatë për të bllokuar zgjedhjet e 30 qershorit, lideri demokrat Lulzim Basha tërhiqet formalisht nga rruga radikale, dhe bën thirrje për të mos dhunuar procesin zgjedhor, vetëm pak orë pas qëndrimit të prerë të zyrtarit të lartë amerikan Palmer, se SHBA do të shkëpusë marrëdhëniet me ata që do të tentojë që të pengojë zgjedhjet në Shqipëri ditën e diel. Basha tha se dhuna është oksigjen për Edi Ramën, dhe kështu, para orë para fillimit të heshtjes zgjedhore, kryedemokrati ka bërë apelin e fundit, duke i kërkuar qytetarëve të mos votojnë me 30 qershor.
TIRANE - Në 30 qershor do të mbahen zgjedhjet vendore, dhe ky fakt tashmë duket se është pranuar edhe nga vetë kryedemokrati Lulzim Basha. Në një konferencë për mediat në mbrëmje, teksa kishte kaluar ora 22:00, lideri i opozitës joparlamantare dha përshtypjen e deklaratës së fundit në respekt të heshtjes zgjedhore që është ditën e shtunë, një ditë para së dielës së votimeve. Kryetari i Partisë Demokratike, i bëri thirrje të hapur qytetarëve që të mos kryejnë akte dhune, të refuzojnë çdo formë provokimi që sipas tij mund të vijë nga qeveria.
30 qershorin e quajti vdekjen politike të Edi Ramës, por e vetmja thirrje e tij ndaj qytetarëve, ishte ajo e bojkotit: Mos dilni në votime dha shefi i opozitës, teksa theksoi disa herë, se dhuna me dhunë "i jepet oksigjen Ramës". "Të mos bien pre, refuzojeni, braktiseni', tha Basha - duke kërkuar si të vetmen armë kundërshtie ndaj këtij procesi zgjedhor: Mospjesëmarrjen.