Në vitet ?80 këngëtari Golik Jaupi i këndonte diktatorit të Shqipërisë Enver Hoxha, ndërkohë që vetëm disa ditë më parë hapi disa më parë fushatën e Edi Ramës në Tepelenë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje drejtuesi i emisionit ?Zonë e Lirë? në Tv Klan, Arian Çani u shpreh se ndoshta njerëzit kanë nostalgji për diktatorin dhe duhet ta ?rikthejmë?. Në kuadër të bisedës, analisti Andi Bejtja, një nga të ftuarit e emisionit shtoi se popujt që këndojnë më shumë për personazhet politikë janë popujt më të varfër dhe të mbetur pas.
Arian Çani: Ndoshta ka ardhur dita të rikthejmë Enver Hoxhën? Njerëzit ndoshta e duan, kanë nostalgji?
Andi Bejtja: Nuk mendoj që e duan, megjithatë duhet të jemi të prirur të mos e gjykojmë popullin, por ndoshta edhe duhet ta gjykojmë sepse është një popull që edhe shet votën për 50 mijë lekë apo 50 euro dhe i këndojnë personazheve politikë. Popujt që këndojnë më shumë për personazhet janë popujt më të varfër dhe të mbetur pas. Është komike, por edhe për të ardhur keq e gjithë kjo që ndodh.
Arian Çani: Curi ti si mendon, ka ardhur momenti të kthehet Enveri?
Arjan Curi: Besoja se ka një zhgënjim për pluralizmin dhe derisa në Tepelenë thoshin ?erdhe dhe na gjete sofrën shtruar? është ideja që njerëzit ndoshta mjaftohen me një sofër të shtruar të cilën pushteti nuk e ka problem ta bëjë dhe aty njerëzit kënaqen, këndojnë dhe votojnë në fund. Kjo është për të ardhur keq. U habita që edhe në Fier kishte dalë populli me një autokolonë të madhe makinash dhe prisnin me brohorima udhëheqësin.
Arian Çani: I cili tani mund të shpallet edhe mbret, asgjë nuk e ndalon më?
Arjan Curi: Po sigurisht./tvklan.al