Serbët kujtojne 630-vjetorin e Betejes se Kosoves

RTV KLAN 2019-07-01

Views 0

Shumë serbë nga Kosova dhe Serbia me vetura private dhe autobusë ia mësyn Gazimestanit për të festuar festën e Vidovdanit.

Shumica të prej tyre mbanin flamuj të Serbisë dhe mesazhe si ?Kosova është Serbi?.

Pasi u përkujtuan, siç u tha, vuajtjet që edhe sot populli serb i ka në Kosovë, porosia nga ky manifestim ishte se ?Kosova do të mbetet përgjithmonë serbe?.

Manifestimin e udhëhoqi, kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije.

Në fund të manifestimit u shpalos edhe pankarta e shkruar në gjuhën serbe e ruse se ?Kosova është e pandarë dhe nuk dorëzohet?.

Për Kishën Ortodokse Serbe kjo është festë me konotacion fetar dhe shpalosin flamuj të Greqisë dhe Rusisë, si shenjë e aleancës ortodokse mes popujve. Ndërsa përkujtohen të rënët në Betejën e Kosovës në krye me Car Llazarin.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form