RTV Ora - A do të certifikohen zgjedhjet e 30 qershorit? Përgjigjet Borchardt

Ora News Lajme 2019-07-01

Views 0

#rtvora
Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë kërkon nga politika që votimet e 30 Qershorit të jenë paqësore. Një ditë pas dekretit të Presidentit Meta për datën e re të zgjedhjeve, BE i bën thirrje mazhorancës dhe opozitës që të sigurojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar dhe të shmangin retorikën apo provokimet për dhunë.

"Duke pasur parasysh votimet që do të zhvillohen më 30 qershor 2019, është e domosdoshme që qytetarët që ushtrojnë të drejtat e tyre ta bëjnë këtë në një mënyrë të rregullt. Është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e të gjithë aktorëve politikë për të siguruar që veprimtaritë e votimit të mos pengohen. Çdo veprim i dhunshëm apo çdo formë nxitjeje për dhunë janë absolutisht të papranueshme në çfarëdo lloj rrethane,"-thuhet në deklaratën e BE.

Ashtu si BE, edhe drejtuesit e OSBE-së u bëjnë thirrje partive politike të ulin tensione politike dhe të tregojnë vetëpërmbajtje. Në një deklaratë të përbashkët, drejtuesit e OSBE-së shprehin keqardhje për tensionet e vazhdueshme politike në Shqipëri

"OSBE ka nxitur vazhdimisht të gjithë aktorët që të angazhohen në një politikë konstruktive, të respektojnë proceset demokratike të vendit dhe të tregojnë përmbajtje. Tani më shumë se kurrë është e domosdoshme që aktorët shqiptarë të punojnë së bashku për të thyer bllokimin aktual, për t'u angazhuar në dialog pa parakushte dhe për të siguruar që zhvillimi i zgjedhjeve të dielën te jetë një proces paqësor,?-tha OSBE.

Gjithashtu OSBE ka dënuar dhunën në KZAZ-në e Vaut Dejës, por ka kërkuar që të ndëshkohet shitblerja e votave.

"Çdo përpjekje për të prishur procesin demokratik përmes veprimeve të dhunshme ndalon përparimin e Shqipërisë dhe njollos reputacionin ndërkombëtar të vendit. Çdo shkelje ligjore lidhur me zgjedhjet, duke përfshirë blerjen e votave, shpërdorimin e burimeve publike dhe ushtrimin e presionit lidhur me zgjedhjet për punonjësit e sektorit publik, duhet të ndëshkohet,"-shtoi OSBE.

I pyetur nga gazetarët nëse OSBE/ODIHR do ti certifikojë zgjedhjet pas dekretit të Presidentit për shpalljen e një date të re për zgjedhjet, ambasadori Bernd Borchardt ka refuzuar të përgjigjet duke ja lënë përgjegjësinë shefes së Misionit të vëzhgimit Glover.

?Këtë pyetje duhet t?ia bëni të hënën shefes së misionit të vëzhgimit, shumë shpejt do të dalin në një raport paraprak për zgjedhjet,?-tha Borchardt.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/do-te-certifikohen-zgjedhjet-e-30-qershorit-pergjigjet-borchardt
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form