Rama nga Fieri në kuadër të fushatës elektorale ka deklaruar se me 30 qershor duhet që të votojnë të gjithë pasi asgjë e keqe nuk do të ndodhë.
Më pas ai ka thënë se qytetarët duhet t'i thyejnë hundët me vota atyre që kundërshtojnë procesin.
Ndër të tjera Rama është rikthyer tek dekreti i Metës për 13 tetorin duke thënë se ai ka kthyer Presidencën në seli të shtabit të PD e LSI.
"Të shkojmë dhe tu thyejmë hundët kundërshtarëve të zgjedhjeve. Ata na kanë sfiduar si popull si shtet si vend si komb dhe e kanë bërë më qëllim. kanë qenë të vetëdijshme dhe i kanë hyrë një rruge që do ta kishin zili armiqtë e Shqipërisë. Si një moment që i kanë bërë pabesi Shqipërisë." ka deklaruar Rama....Haxhi Qamili nuk di ca bën me dekrete, i vulos pa dashur as t'i lexojë dhe sot tha se kam dalë në zyrë në 5 të mëngjesit a thua se është Pronto Pica 24 orë. mos mendoni se u zgjua herët ai s'ka fjetur asnjë minut. Sepse është në mision dhe sot është zyrtare ajo godinë është selia e shtabit të 4 aventurierëve që i hynë Shqipërisë për ta bërë zhele në sytë e Europës dhe për t'ju kallur datën njerëzve me kërcënime e shantazhe. ajo datë e re që nuk u vu kur u hoq data në fuqi. ka vetëm një vlerë. vlerën e kapitullimit. Të gjitha hijenat dhe fantazmat janë tretur. Më 30 qershor ka vetëm budallenj tek tuk. " ka deklaruar Rama.