http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ambasada amerikane në Tiranë ka aktivizuar një alarm demonstrate për qytetarët e saj duke paralajmeruar se mund të ketë tensione gjatë ditës së dielë ne 30 qershor, kur do të mbahen zgjedhjet lokale në të gjithë vendin.Selia diplomatike sqaron se incidentet e dhunshme të kohëve të fundit kanë vënë në shënjestër zyrtarët e zgjedhjeve dhe materialet e votimit, duke i shtuar mundësitë që edhe në ditën e zgjedhjeve apo gjatë ditëve në vijim kur do të numërohen votat, të ketë incidente të dhunshme.Ambasada amerikane këshillon qytetarët që të tregohen të kujdesshëm gjatë 30 qershorit dhe në ditët pasuesem sidomos nëse gjenden pranë vendvotimeve apo qëndrave te numërimit.Pjesë e apelit është ruajtja e vigjilencës, shmangja e cdo zone ku mund të ketë konflikt si dhe marrja e informacionit kohe pas kohe, duke ndjekur mediat.