Basha pershendet terheqjen e Keshillit te Europes nga monitorimi i 30 Qershorit

RTV KLAN 2019-07-01

Views 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha mbrëmjen e së mërkurës se opozita e bashkuar do të bëjë çdo gjë që ajo që e quajti ?aventura? e Edi Rama më 30 Qershor të ndalet.

?Edi Rama ka vendosur të vazhdojë aventurën e 30 qershorit. Të dielën në Shqipëri nuk do të ketë zgjedhje. Do të ketë një farsë. Ne do të bëjmë çdo gjë që kjo aventurë të ndalet, që farsa të mos ekzekutohet?, tha Basha, në një deklaratë nga selia blu.

Basha akuzoi Ramën se ?po u bën presion gjithë punonjësve të administratës publike që të dalin në votime me çdo kusht dhe të marrin familjet. Është dhunim i lirisë, dhunim i vullnetit të lirë, dhunim i dinjitetit të njerëzve. Ministrja e Mbrojtjes sot ka qenë në Peshkopi me makina ushtrie me targa fals private për të shpërndarë para për të dalë në zgjedhje. Edhe Ministrja po bën atë që bëri bashkëshorti i saj. i kapur në përgjimet e Bild, bashkëshorti që i shpëtoi dekriminalizmit duke mos kandiduar më.?

Kryedemokrati tha se i gjithë procesi në Peshkopi po drejtohet sërish nga Robert Aga, shefi i policisë që bashkëpunon me krimin e organizuar. ?Robert Aga duhet të ishte në burg për trafik droge dhe bashkëpunim me krimin për vota. Dhe do të shkojë shpejt.?

Në deklaratën e tij, Basha po ashtu përshëndeti tërheqjen e Këshillit të Europës nga monitorimi i 30 Qershorit.

?Tashmë po bëhen të qarta për të gjithë përmasat e skandalit kushtetues, ligjor dhe politik të 30 qershorit. Qëndrimi i opozitës mbetet i prerë: Këto nuk janë zgjedhje. Ato nuk ekzistojnë as ligjërisht, as praktikisht. Këtë qëndrim ia kam bërë të qartë ditët e fundit të gjithë komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht partnerëve që po përpiqen të ndihmojnë në zgjidhjen e krizës politike. U kam shprehur të vërtetën se votimi farsë antikushtetues, antiligjor dhe i kriminalizuar do ta thellojë krizën dhe do ta fusë Shqipërinë në një fazë me kosto të lartë për vendin.?/tvklan.al

Share This Video


Download

  
Report form