RTV Ora - Këshilli i Evropës anulon delegacionin për vëzhgimin e zgjedhjeve të 30 qershorit

Ora News Lajme 2019-07-01

Views 0

#rtvora

Kongresi i Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Evropës ka vendosur të tërheqë vëzhguesit vetëm pak ditë para zhvillimit të procesit të votimeve të 30 qershorit. Lajmi u konfirmua zyra e Këshillit të Europës në Tiranë, e cila i tha RTV Ora se Kongresi do të përgatisë një njoftim të dytë me më shumë hollësi në lidhje me vendimin e marrë dhe hapat e mëtejshëm që do të ndiqen.

Një email i qarkulluar më herët në media theksonte se vendimi është marrë nga Kongresi i Autoriteteve Rajonale e Lokale të Këshillit të Evropës për shkak të pasigurisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale në Shqipëri më 30 qershor dhe për shkak të rreziqeve të mundshme për sigurinë në disa zona të caktuara.

Tërheqja e vëzhguesve vjen në kulimin e polarizimit të krizës politike në Shqipëri me opozitën jashtë parlamentit dhe qeverinë e vendosur për të zhvilluar votime edhe pse në 31 bashki, nga 61, PS garon vetëm me një kandidat. Në total janë 97 kandidatë për kryetarë bashkie, duke përfshirë 11 gra.

Shqipëria u anëtarësua në Këshillin e Evropës më 13 korrik 1995, si shteti i 35-të. Me anëtarësimin, Shqipëria pranoi edhe detyrimet që vendosen për çdo vend anëtar.

Këshilli i Europës është një organizatë ndërkombëtare e cila ka si synim mbrojtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit në Europë, e themeluar në vitin 1949, me 47 vende anëtare.


Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/keshilli-i-evropes-anulon-delegacionin-vezhgimin-e-zgjedhjeve-te-30-qershorit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form