RTV Ora - Dy detyrat e Ramës për Erion Veliaj dhe batutat me Gaz Pajën për Teatrin e Kukullave

Ora News Lajme 2019-07-01

Views 0

#rtvora
Në kafen që konsumoi me banorë të njësisë 5 në kryeqytet, kryeministri Rama i la dy detyra të prera kryebashkiakut Veliaj për mandatin e dytë, ndërtimin e kopshtit zoologjik dhe teatrin e ri të kukullave.

Gjatë diskutimeve nuk munguan dhe batutat ndërsa Rama kujtoi sesi e gjeti kopshtin zoologjik kur u zgjodh kryetar i bashkisë së Tiranës.

Kryeministri nxiti gjithashtu aktorin Gaz Paja të shtojë familjen sepse brenda tre viteve teatri i ri i kukullave do të jetë gati.

Edi Rama: Lali Eri duhet të bëjë Kopshtin Zoologjik se e ka premtim të pa mbajtur për këtë mandat që po lë. Për të rejat që do të bëjë është muhabet tjetër.Kopshtin Zoologjik e monitoroj vetë unë.Kur u bëra kryetar bashkie unë thashë do të shkoj për vizitë te kopshti zoologjik dhe vi këtu. Kamp përqëndrimi i kafshëve, kishin mbetur katër veta.

Luanit ja kishin shtruar kafazin me pllaka matelike dhe nuk ecte dot se rrëshqiste. Luanit i kishin rënë flokët. Shoh unë aty ishte një legen i madh me patate. I ha patatet tha Drejtoresha. I thashë po mirë si erdhi puna deri të patatja, po mish? Mishin e kemi hequr tha që në '97. Luan vegjetarian. Këta kanë arritur ta bëjnë luanin vegjetarian. Edhe PD nga luan e kthyen në lepur vegjetarian.Finalja e atij kopshti zoologjik ishte një kafaz me një pulë.

Pula ishte fryrë dhe te shkrimi ishte: Pulë shtëpiake, Galina Vulgaris, rron katër vjet. Bëjë kopshtin zoologjik se e ke premtim të pambajtur. Kopshtin zoologjik një dhe teatrin e ri të kukullave për fëmijë, duhet një teatër i ri kukullash. Shkova me Zahon te teatri i kukullave dhe më iku truri.Kam pasur burrin e hallës që bënte muzikën dhe shkoja me të dhe rrija te llozha aty. I njëjti teatër vetëm se ishte katandisur tamam Galina Vulgaris rron katër vjet, ka marrë fund.

Është katandis si luani o Pandi. Futen fëmijët atje, ka ca karrige. Një tmerr i madh.Do bëjmë teatrin e ri të kukullave, kështu që jepi forca ti tani (i thotë Gaz Pajës) të kapësh mandatin e Lali Erit me çunin dhe gocën 3 vjeç se për 3 vjet ke teatrin e kukullave.

Gaz Paja: Të lumtë goja. Bëni teatrin ju, kurse këtë ma lini mua.

Edi Rama: Ty do ta lëmë atë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/dy-detyrat-e-rames-erion-veliaj-dhe-batutat-me-gaz-pajen-teatrin-e-kukullave
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form