Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu ka reaguar pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që rrëzoi Metën duke ligjëruar 30 Qershorin. Ai thotë se vendimi ka ardhur si pasojë e presionit që sipas tij Rama u ka bërë gjyqtarëve.
"Rama ka kapur sot institucionet zgjedhore, si KQZ-në dhe Kolegjin Zgjedhor përmes presioni mbi gjyqtarët dhe vettingun politik. Rama ka vjedhur zgjedhjet në cdo rast, ka shkatërruar parlamentin, po ashtu edhe pushtetin gjyqësor, e ka kthyer cdo gjë në funksion të pushtetit të tij.
Shqiptarët kanë të drejtën që të mos lejojnë një proces të tillë të shkatërrimit të Shqipërisë në 30 Qershor. Nuk duhet dhe nuk do të ketë zgjedhje të ligjshme. U bëj thirrje ndërkombëtarëve të ndalojnë këtë krim elektoral që do të ketë pasoja jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë rajonin" tha Mediu.