Sulmi ndaj KZAZ-së/ Bardh Spahia del para togave të zeza, 'blindohet' Gjykata e Shkodrës

Report TV 2019-06-22

Views 0

SHKODËR-Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia pritet të dalë ditën e sotme para Gjykatës, ku do t'i caktohet masa e sigurisë.

Spahia së bashku me pesë persona të tjerë janë arrestuar nga policia e Shkodrës pas sulmeve që i bën një prej KZAZ kryesore në vend, asaj me numër tre e vendosur në shkollën "Shejnaze Juka". Siç raporton gazetari i Report Tv, Gjykata e Shkodrës është 'blinduar' nga efektivë të policië për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, duke qenë se në dyert e jashtme të Gjykatës kanë mbërritur simpatizantë të shumtë të PD-së.

Ish-deputeti, u ndalua teksa ishte në emision "live", një ditë pas sulmeve në KZAZ-në. Spahia akuzohet për veprat penale "Kundërshtim i punonjësve të rendit publik", "Goditje për shkak të detyrës", Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Rendit", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", ?Prishja e qetësisë publike" dhe "Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore".

Arrestimi i tij ka sjellë reagime të shumta në kampin opozitar, kur mbrëmjen e së premtes, në protestën e nëntë, kreu i PD-së, Lulzim Basha e konsideroi kusht për zgjidhjen e krizës politike lirimin e tij dhe të ndaluarve të tjerë të akuzuar për sulmet ndaj KZAZ-ve.

Share This Video


Download

  
Report form