Shënon rënie numri i të prekurve nga fruthi

alsatmtv 2019-06-21

Views 1

Shënon rënie numri i të prekurve nga fruthi. Brenda javës së shkuar janë regjistruar 59 raste të reja, numër ky i cili është i përgjysmuar krahasuar me javët e shkuara. Epidemiologët thonë se situata me fruthin në kryeqytet po qetësohet sepse vaksinimi ka arritur rreth 95% ndërsa në qytetet e tjera të vendit mbeten ende shumë qytetarë të pa vaksinuar. Më kritike gjendja paraqitet në Tetovë, Gostivar, Kërçovë dhe Kumanovë të cilat kryesojnë për nga numri i të prekurve dhe tek të cilat vazhdon procesi i vaksinimit. Që nga fillimi i epidemisë e deri më tash, numri i të prekurve nga kjo sëmundje ka arritur në 1814 ndërkaq në nivel shtetëror që nga dhjetori janë vaksinuar mbi 30 mijë persona.

Share This Video


Download

  
Report form