Rama: Përgjimet ishin skemë e Ilirit, Berishës, Lulit dhe fallxhores por shqiptarët nuk janë dele

Report TV 2019-06-21

Views 2

Kreu i qeverië Edi Rama deklaroi nga Shkodra se vendi ka rënë pre e planit të katërshes (Metës, Berishës, Bashës dhe Kryemadhit). Ai tha se përgjimet ishin skenar për të penguar hapjen e negociatave.

"Plani i tyre nuk ka lidhje me Shkodrën dhe as me të ardhmen. Plani i tyre është plani i 4 njerëzve, Ilirit, Berishës, Lulit dhe fallxhores të cilët janë në një hall të madh me drejtësinë që po vjen. nëse ne do të ishim, ose nëse unë do të isha njeriu që i do të gjitha pushtetet, dy vite më parë e kisha mundësinë të hyja në zgjedhje pa ata. ikën nga parlamenti sepse nuk donin të votonin vettingun. E mbani mend se sa shumë i jam lut Bashës për t'u marrë vesh edhe kur SHBA dhe BE u dorëzuan.

Nuk u nisa nga interesi i ngushtë dhe duke parë një hap më tutje por të paktën tre hapa më tutje dhe mendova se ishte koha për të sprovuar historinë e dhimbshme, duke i ofruar PD dhe kryetarit të saj gjithçka që ai kërkoi, gjysmën e qeverisë dhe jo atë me më pak peshë, por me më shumë peshë. Nuk ka më të shash Shqipërinë në gjuhë të huaj. Mbaruan zgjedhjet asnjë fjalë. U kthye nga pushimet, filloi avazi. Avazi është më keq se dy vite më parë. Përsëri lepuri fle në barkun e frikës nga drejtësia. Ata kanë qenë kundër dhe kanë bërë çmos për të vonuar derisa erdhi dita për votimin surreal në sallën e Kuvendit. E dhanë votën me zor sikur po pushkatoheshin. Problemi është shumë më i madhe dhe plani është i qartë. në botë popull më politikan që nuk ia hedh kush janë shqiptarët. Nuk është rastësi që përgjimet e bëra në 2016 nuk u hetuan por u mbyllën në valixhe dhe i shkuan partisë e cila i ruajti për ditë të zeza. Ato nuk dolën këtu por në qendër të Europës, aty ku merret vendimi për hapjen e negociatave për të ushqyer edhe më shumë helm ndaj Shqipërisë. Nuk është rastësi që dalin këto përpara protestës së radhës. A thua se shqiptarët janë dele që e hanë barin për përgjimet e piblikuara në Gjermani", tha Rama

Share This Video


Download

  
Report form