Pak pas tensioneve që u regjistruan në pedonalen e Shkodrës, kryebashkiakia Voltana Ademi ka deklaruar se askush nuk ka të drejtën që t'i ndalojnë të protestojë. Ajo u ka bërë thirrje policisë që të mos provokojë qytetarët, duke thënë se është e drejta e tyre që të protestojnë.
"Policia të mos gjuaj me gaz lotsjellës dhe të provokojë, nuk është e drejtë. Kemi të drejtë që të themi jo "Rama ik", por Rama zhdukur. Policia nuk duhet të gjuaj me asgjë, gojën nuk mund të na e mbyllin me gazlotsjellës. Jemi në të drejtën tonë, që banda kriminale, të mos guxojë të shkelë në Shkodër.Nuk ka asnjë arsye që policia të gjuajë mbi njerëzit", tha Ademi për Report Tv.r