Basha: Banda kriminale në pushtet do ndëshkohet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-06-21

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Lulzim Basha doli në një komunikim për mediat duke komentuar përgjimet e fundit të ?BILD? ku shfaqeshin ish ministra e deputetë të PS duke komunikuar me një personazh si Imer lala të cilin selia blu e ka akuzuar gjithnjë si individ me CV të errët.Basha tha se përgjimet e fundit konfirmuan se Edi Rama qeveris në aleancë më krimin.Ai shtoi se zgjedhjet e organizuara nga Edi Rama, janë zgjedhje te vjedhura ashtu sic ka bërë thuajse me të gjitha proceset zgjedhore.Kanabizimi i Shqipërisë nga Edi Rama ka patur qëllim të qartë prodhimin e parave për t?i ndarë me pushtetarët dhe për të financur vjedhjen e zgjedhjeve.I gjithë ky projekt ishte një projekt shkatërrues për vendin. Jo thjesht sepse prodhoi drogë, jo vetëm sepse kapi politikën nga krimi, por sepse ai shkatërroi ekonominë dhe mundësitë për shqiptarët e thjeshtë.Ekonomia shqiptare tashmë është bërë e varur nga droga, njësoj si Edi Rama dhe banda e tij. Biznesi i ndershëm është në gjendje kolapsi dhe të vetmit që bëjnë hajër janë biznesi i lidhur dhe i financuar me paratë e drogës. Pasojat janë papunësia në nivele rekord, varfëria dhe depresioni ekonomik dhe social.Por këto pasoja do të jenë edhe më të rënda, nëse nuk ta ndalim tani këtë makineri kriminale, të drejtuar nga Edi Rama.Reagimi arrogant i Edi Ramës dhe bashkëkriminelëve të tij zgjedhorë, me përpjekjet e tyre për ta normalizuar dhe bërë qesharake, ka për qëllim ta mohojë këtë megakrim me shpresë se shpejt do të harrohet.Kreu I PD premtoi se shumë shpejt, anëtarët e bandës kriminale në pushtet do të japin llogari para drejtësisë.Rama shtoi se Edi Rama dhe Sandër Lleshaj të cilët po nxixin vëlla-vrasjen do të mbajnë përgjegjësi para ligjit.Dua t?i them atij dhe të gjithë të tjerëve. Asgjë nuk do harrohet.Asgjë nuk do të tolerohet. Çdo krim do të ndëshkohet.Rruga drejt normaliteti politik dhe shoqëror në Shqipëri kalon nga nxjerrja e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë.Asnjë hap politik, asnjë zgjidhje politike në Shqipëri nuk do të bëhet pa patur në themel të saj ndëshkimin e të gjithë atyre që kanë vjedhur votat e shqiptarëve.Asnjë marrëveshje politike për daljen nga kriza nuk do mund të arrihet, nëse pika numër 1 e saj nuk është ndëshkimi i vjedhësve të votave.Kjo kupolë kriminale do të mbajë përgjegjësi për të gjitha vjedhjet dhe krimet që u ka bërë shqiptarëve.Të gjithë anëtarët e saj do të jenë para drejtësisë së pavarur.Ata që nuk e kuptojnë këtë janë naivë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS