#rtvora
Ora 17:22 Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ta pajisur dhe me kaska mbrojtëse kanë rrethuar zonën ku do të mbahet tubimi elektoral i PS-së. Policia është pajisur edhe me mjete për shuarjen e zjarrit dhe bombola gazi lotsjellës.
Rama nuk i bindet Ademit, nis puna për ngritjen e skenës
Edhe pse kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi nuk i dha leje PS-së për zhvillimin e një takimi elektoral sot në Shkodër me argumentin se këtë të enjte nuk ka asnjë shesh të lirë për shkak të aktiviteteve të organizuara në sezonin turistik, Rama mbetet i vendosur të zhvillojë mitingun.
Qendra e qytetit është rrethuar dhe ka nisur puna për ngritjen e skenës ku do të mbahet takimi i Ramës.
Forca të shumta policie ndodhen në zonë. Sakaq Voltana Ademi së bashku me nënkryetarin e bashkisë kanë parakaluar në zonë për të parë nga afër situatën.
Por edhe Partia Demokratike ka paralajmëruar protesta. Opozita u bëri thirrje të mërkurën qytetarëve shkodranë që ti bashkohen marshimit që do mbahet sot në orën 18:30.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-nuk-i-bindet-ademit-nis-puna-ngritjen-e-skenes-forca-te-shumta-policie-ne-shkoder
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz