RTV Ora - Tension dhe në KZAZ e Kukësit, policia e shtetit tërheq materialet zgjedhore

Ora News Lajme 2019-06-21

Views 0

#rtvora
Policia e shtetit tërheq nga KZAZ nr 11 ne Kukes materialet zgjedhore. Vendimi u mor pas situates se tensionuar qe u shoqerua gjithe diten e sotme para ambienteve te KZAZ. Pati perplasje mes punonjesve te bashkise, policise bashkiake dhe mbeshtetesve te cilet kerkonin lirimin e ambienteve ne zbatim te dekretit te presidentit qe anulon 30 qershorin si daten e zgjedhjeve vendore. Policia e shtetit ndodhej atje per te ndaluar hyrjen dhe demtimin e materialeve zgjedhore.



Ora 13: 17 Pas tensionimit të situatës Policia e Shtetit nxori nga KZAZ, nr 11 e Kukësit materialet zgjedhore.

Ora 13:00 Dy persona mbetën të lëndur nga hedhja e gazit lotsjellës para KZAZ 11 në Kukës, raporton RTV Ora. Mësohet se policia ka hedhur gaz lotsjellës për të zbrapsur protestuesit.

Ora 12: 35 Mbështetësit e opozitës po djegin goma para KZAZ, nr 11 të Kukësit në palestrën e gjmnazit të qytetit.

Përplasje dhe gaz lotsjellës - FNSH ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që ndodhej para KZAZ.

Mbështetës të PD-së, policia bashkiake kërkojnë të hyjnë në KZAZ për të larguar materialet zgjedhore në mbështetje të dekretit të presidentit, ndërkohë që policia e shtetit dhe FNSH po përpiqen ti ndalojnë.

RTV Ora informon se ka pasur debat mes policisë bashkiake dhe Policisë së Shtetit.

"Në momentin kur është tentuar të thyhet dera FNSH ka hedhur gaz lotsjellës"- informon RTV Ora.

Kryetari i bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehi i kërkon policisë të mbështesë bashkinë dhe i bën thirrje qytetarëve për vetëpërmbajtje.

"Nuk mund të ketë zgjedhje pa dekret të presidentit dhe çdo veprimtari që po zhvillohet pas dekretit është e paligjshme. Kam kërkuar lirimin e ambienteve. Kërkoj nga policia zbatimin e ligjit dhe mbështetjen e bashkisë. U bëj thirrje qytetarëve për vetëpëmbajtje. Situata është e acaruar. Ministri i Brendshëm të marrë masa për zbatimin e ligjit në krah të qytetarëve. I bëj thirrje OSBE/ ODIHR të mbajnë një qëndrim"
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tension-dhe-ne-kzaz-e-kukesit-nderhyn-fnsh-perdor-dhe-gaz-lotsjelles
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form