Kek me banane dhe çokollatë
Përbërësit:
3 vezë
180 gr sheqer
100 ml vaj olim
150 gr kos
2 banane
100 gr niseshte
250 gr miell
1 pako pluhur pjekës
70 gr çokollatë e zezë
Përgatitja:
Në një tas përziejmë 3 vezë të plota. Shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë përzierjen deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë vajin dhe përziejmë përsëri. Shtojmë kosin e bananet e shtypura me pirun ( të kthyera në pure). I përziejmë së bashku në tas me rrahësen e vezëve. Shtojmë niseshtenë dhe përsëri e përziejmë me mixerin e vezëve. Shtojmë miellin përzier me pluhur pjekës dhe vazhdojmë përzierjen deri sa të na formohet një brum jo shumë i trashë. Në fund shtojmë çokollatën, e përziejmë dhe e vendosim brumin në një tepsi të lyer me yndyrë. E pudrosim me miell dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 180ºC për 40-45 minuta.