www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Kur është fjala për fëmijët, të ardhmen dhe shkollimin e tyre, prindërit duan që të bëjnë zgjedhjen e duhur. Një fushë që tashmë prindërit e preferojnë shumë për fëmijët e tyre është edhe baleti. Vallëzimi është një formë aktiviteti për vajzat dhe për djemtë dhe që mund të nisë që në fëmijëri.
Përgjithësisht kur prindërit shohin që fëmijët e tyre kërcejnë, mendojnë se ata kanë prirje për t?u bërë balerinë. Por cila është mosha e duhur kur një fëmijë mund të fillojë baletin? Blerina Arbana, drejtoreshë e Shkollës së Baletit në Tiranë, ishte sot e ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan ku tha se mosha e duhur kur një fëmijë mund të fillojë baletin është pasi mbaron klasën e tretë. Ajo gjithashtu njoftoi se më 24 Qershor në orën 16:00, në Shkollën e Baletit zhvillohet faza selektive për të gjithë nxënësit që kanë dëshirë dhe pasion baletin.
?Shkolla e Baletit, si e vetmja shkollë specifike në llojin e saj, i ofron shanse dhe mundësi çdo fëmije që ka dëshirë dhe pasion baletin. Shkolla jonë i fton të gjithë nxënësit që kanë mbaruar klasën e tretë të marrin pjesë në konkurs. Në Shkollën e Baletit më 24 Qershor në orën 16:00 zhvillohet faza selektive për të gjithë nxënësit që kanë dëshirë. Unë kam bërë një studim me një nga nxënëset e mia, Enxhi Shima, dhe për të formuar një nxënës balerin nga klasa e katërt deri në të dymbëdhjetën duhen 16000 orë mësimore për të qenë gati për t?u përballur me skenën. Tashmë ne fëmijët i marrim më të vegjël dhe ka qenë produktive. Nxënësit në Shkollën e Baletit atashohen sapo mbarojnë klasën e tretë. Karakteristikat që duhet të kenë këta fëmijë janë elasticiteti, padiomin ose samarin e këmbës, por mbi të gjitha pasion dhe vullnet për të punuar?, tha Arbana.