Brenda 15 ditëve Komisioni i Ligjeve do vendosë për t?i propozuar parlamentit ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Meta, pas vendimit të tij për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, njoftoi sot nisjen e shqyrtimit të kërkesës së partisë socialiste për të shkarkuar kreun e shtetit.
Brenda këtyre ditëve, Komisioni i ligjeve duhet të dëgjojë Presidentin e Republikës, pasi presidenti do të ketë të drejtë të japë argumentet e tij për anulimin e zgjedhjeve. Në debat do të përfshihen dhe deputetët e rinj të opozitës. Për të miratuar kërkesën për shkarkimin e presidentit Meta, mazhorancës i duhen 94 vota.