Veliaj në familjen Duzha: E mbajta fjalën! Një pakicë që bën bërr thotë me krenari do bëjm si 97

Report TV 2019-06-21

Views 10

Katër vjet më parë, kur Erion Veliaj kandidonte për herë të parë për të drejtuar Bashkinë e Tiranës, familja e Klajdi dhe Xhensila Duzhës nga Lapraka e mikpritën për drekë kandidatin socialist, për t?i shprehur shqetësimet dhe çfarë dëshironin të ndryshonin në lagjen e tyre.

Në qershorin e 2015, biseda u fokusua te problemet me rrugët e pashtruara e gjithë gropa, mungesën e ndriçimit, pastrimin e lagjes dhe shkollat me dy turne. ?Këtu nuk është vënë dorë fare, qoftë me rrugën, me ndriçimin, qoftë me gjërat që na rrethojnë. Po krijojmë familje, si mund të jetojmë kur infrastruktura s?ka standarde? Po këto gropat nëpër rrugë, kaq e vështirë është për t?i eleminuar??, ishin shqetësimet e familjes Duzha në 2015.

Në mbyllje të mandatit të parë si kryebashkiak i Tiranës, Erion Veliaj u rikthye në shtëpinë e familjes Duzha, por kësaj here me të gjitha premtimet e mbajtura. Sot e gjithë lagjja midis rrugëve ?Muçi Zade? dhe ?Andon Frashëri? është shtruar me asfalt, rrugët janë pajisur me trotuare, ndriçim, sinjalistikë, si dhe gjithë infrastrukturën nëntokësore, ndërkohë që në Njësinë 11 kanë nisur të ndërtohen dy shkolla të reja: ?Nënë Tereza? dhe ?Kristo Frashëri?, që do të eleminojnë mësimin me dy turne.

?Ju premtova që do kthehesha dhe e mbajta fjalën. Gëzohem shumë që ju shoh. Më priu mbarë dreka e herës së fundit këtu. Mund të të prijë mbarë, por nëse nuk ke bërë punën, nuk kthehesh dot dy herë?, tha Veliaj.

Familjarët Duzha falenderuan kryebashkiakun për fjalën e mbajtur dhe shtuan se infrastruktura ka sjellë zhvillimin dhe emancipimin e të gjithë banorëve. ?Kur erdhët këtu para 4 vitesh, Lapraka ishte zonë e re, komunitet i ri, kishte mungesë infrastrukture, bashkëjetesa ishte e vështirë. Erdhët edhe premtuat praktikisht që do merrni angazhim që komuniteti të kishte një farë përmirësimi. U angazhuat si bashki dhe bëtë një rrugë me standarde, por jo vetëm që e shtruat, por bëtë edhe trotuare, sollët ndriçim, kanalizime, uniformizuat fasadat?, tha një prej familjarëve.

?Kjo është prezencë e bashkisë në komunitet, këto janë gjëra realisht të prekshme sepse ndryshon e gjithë cilësia e bashkëjetesës në komunitet. Kjo është më e rëndësishmja. Pastaj, gjithkush ka bindjet e veta, por ju keni qenë prezent dhe për këtë ju falënderoj?, tha një tjetër.

Veliaj tha se krahas investimeve në infrastrukturën rrugore, në sheshe e lulishte, një punë shumë e mirë është bërë për çerdhet dhe kopshtet, të cilat sot për nga cilësia dhe shërbimi ia kalojnë edhe atyre private. ?Më kujtohet nga biseda e para 4 viteve që diskutuam për çerdhet e kopshtet, i kemi mbaruar të gjitha. Tani frekuentimi jo vetëm që është 100% nga 30% që ishte, por s?më kishte ndodhur asnjëherë që të më hynin mik për të futur fëmijët në çerdhet dhe kopshtet publike. Madje, janë njerëz me mundësi për t?i çuar edhe te privati, por thonë se nuk është punë lekësh, thjesht e dua aty. Tani sfida është të ndërtojmë të reja?, u shpreh Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS