Report TV - Siguria e Bashës në rrezik? Lleshaj: S’kam asnjë informacion që është kërcënuar

Report TV 2019-06-18

Views 0

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj nga Vlora deklaroi sot se nuk ka asnjë informacion se është kërcënuar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Partia Demokratike foli dje për një takim që Ministri i Brendshëm kishte pasur, sipas tyre në zyrën e tij me punonjësin e gardës që njëherësh është edhe shoqërues i kryedemokratit Basha, takim në të cilin Sandër Lleshaj - gjithmonë sipas PD-së, i ka thënë gardistit Feim Dollapi, se liderit demokrat Lulzim Basha i kanoset rrezik. Ndërsa kreu i shtetit u vendos në lëvizje dhe thirri në takim, kryetarin e Shërbimit Informativ Kombëtar, Helidon Bendon dhe kreun e Gardës së Republikës së Shqipërisë, Gramoz Sako.

Por, Lleshaj deklaron se takime me trupëroja të gardës ka pasur, por përsëriti se nuk ka informacion se është kërcënuar lideri i opozitës, ndërsa shtoi se letrën e sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi nuk e ka lexuar. "Nuk kam asnjë informacion që Basha është kërcënuar. Takime me truproja të gardës kam pasur, kjo është puna ime e përditshme të takoj truproja të gardës, të pyes ata për vijimin e punës sime. Letra e Gazmend Bardhit më ka ardhur, e keni dhe në gazetë por ende nuk e kam lexuar, e përsëris nuk kam asnjë informacion që kryetari i PD-së, Basha të jetë kërcënuar" deklaroi ai.

Share This Video


Download

  
Report form