Shkodër/ Studentët e Drejtësisë protestë për godinën! Reagon rektorati

Report TV 2019-06-18

Views 0

E hëna ka nisur me protestë studentore në Shkodër. Kanë qenë sërish studentet e fakultetit të Drejtësisë të cilët kanë reaguar për godinën e re e cila vijon të qëndrojë e kyçur, ndonëse sipas tyre ajo është gati për të nisur procesin mësimor. Ato thonë se premtimi i kryeministrit Edi Rama për hapjen e saj brenda 45 ditëve nuk u përmbush.

"Sot studentët janë bashkuar për të kërkuar edhe njëherë arsyet dhe shpjegimin për mos hapjen e godinës dhe mashtrimet. Para pak kohësh kryeministri Edi Rama ishte këtu dhe dha një ultimatum që godina të hapet brenda 45 ditëve gjë që ne e pritëm me shumë gëzim, por tani ja ku jemi prap godina qëndron e mbyllur. Godina vijon të mos jetë e hapur pavarësisht se ka përfunduar dhe studentët vijojnë të enden e të sorrollaten në dyert e godinave që janë mos më keq", tha një nga studentët.

Ne jemi këtu dhe nuk do të ndalemi nga kërcënimet dhe procedimet. Për mos realizimin e protestave është përdorur çdo formë, por ne nuk do të ndalemi", tha një nga studentët.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i rektorit te universitetit "Luigj Gurakuqi" sipas të cilit sapo të përcaktohen oraret mësimore nga dekanet e juridikut dhe ekonomikut do nisë mësimi.

"Sot në orën 8 të mëngjesit në mbledhjen e rektoratit i është thënë dekanëve përkatës që të organizojnë orarin e mësimit për të shfrytëzuar godinën e re. Kështu që është detyre e dekanëve për të bërë orarin që të shfrytëzojnë pastaj ambientet e godinës së re. Studentët nuk mund të hyjnë në godinë pa pasur orarin mësimor sepse është për të gjithë studentët jo vetëm për një palë", tha Adem Bekteshi rektor i universitetit të Shkodrës.

Share This Video


Download

  
Report form