Report TV -Presidenti i federatës çeke vizitë në 'Arenën Kombëtare'

Report TV 2019-06-18

Views 0

Me ftesë të federatës shqiptare të futbollit sot në stadiumin ?Arena Kombëtare? për të inspektuar punimet ishte presidenti i federatës së futbollit të Çekisë Martin Malik. Së bashku me kreun e FSHF-së Armando Duka dhe dy inspektorë të UEFA-s ata panë nga afër ecurinë e punimeve të cilat kaën hyrë në fazën e fundit.

Malik: ?Sigurisht që stadium pas nesh është një nga arsyet përse jam këtu, por jo vetëm. Ne duam të shkëmbejmë disa eksperienca me vende të cilat kanë afërsisht madhësinë e Republikës Çeke. Ne ndeshemi me çështje të njëjta, probleme të njëjta. Është gjithmonë mirë të kesh mundësi t?i ndash këto probleme me dike tjetër dhe ndoshta të kesh mundësinë të gjesh ndonjë zgjidhje. Sa i përket stadiumit ai është madhëshor, shumë i bukur dhe një ndërtesë moderne nga e cila jam i mpresionuar.?

Ndërkohë presidenti Armando Duka i pyetur nëse stadiumi do të jetë gati për muajin shtator kur Kombëtarja të luajë me Islandën u përgjigj:

Duka: "Ne i kemi vënë objektiv kompanisë që duam të luajmë në shtator dhe vërtetë e kemi shumë të nevojshme që të luajmë në shtator në këtë stadium. Jo vetëm sepse duam ta shijojmë stadiumin e ri, duam të kemi më shumë kushte për spektarorët, por edhe se mund të arrijmë më shumë rezultat me pranijnë e shumë spektarorëve dhe amtosferën akoma më të mirë. Kështu që do të bëjmë të gjitha përpjekjet, por edhe kompania po bën të gjithçka mundet. Ka spektikë ka optimist, por nuk mund të jemi shumë të sigurtë për shtatorin.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS