www.tvklan.al Emision info-argetues nga Rudina Magjistari ne KLANHD & TVKLAN; Ai është tashmë një këngëtar i njohur që prej 19 vitesh ka ditur të bëj për vete publikun me këngët e tij që janë kthyer në hite. Bëhet fjalë për këngëtarin Sabian Medini, në hapat e të cilit është edhe vajza e tij Kejsi. Pasionin për artin ajo e ka trashëguar nga babi. Modelja e njohur po ndjek muzikën edhe pse ka shumë përzemër modelimin. Lidhja e tyre babë e bijë është shumë e veçantë, aq sa i kemi parë të kenë të njëjtin stil edhe në look. Dashuria për muzikën e ka forcuar edhe më shumë marrëdhënien e tyre dhe i ka bërë të pandashëm me njëri-tjetrin. Sot babë e bijë ishin të ftuar në emisionin ?Rudina? në Tv Klan për të treguar më shumë rreth marrëdhënies së tyre.
?Unë s?do doja të ndryshonte asgjë tek babai im, më pëlqen këtu siç është. Ne jemi shumë të sinqertë me njëri-tjetrin, çdo gjë e diskutojmë një herë bashkë dhe më pas vendosim. Jemi shumë të lidhur, ai është shoku im i ngushtë. Më shumë bëhem unë xheloze për të se sa ai për mua. Por gjëja e parë që më thotë çdo ditë është që të lexoj. Për sa i përket muzikës nuk është e thjeshtë të hysh në treg, por emri i babait më ka ndihmuar shumë. Kur unë nisa të këndoj babit i dukej e çuditshme, habitej. Unë e dashuroj muzikën dhe dua të fokusohem më shumë?, tha Kejsi.
?Kejsi është vajzë që ka ambicie dhe nuk e kam menduar asnjëherë dhe nuk ka qenë ambicia ime që të bëhej këngëtare. Tani Kejsi ka mbështetjen time totale për muzikën. Kejsi është vajzë e mirë, por me inat të fortë. Në publik ngjan si engjëll, por kur nevrikoset është e çuditshme, shndërrohet. Kejsi ka zë të përsosur, unë nuk e kam sforcuar sepse nuk dua që të fokusohet vetëm aty. I kam bërë një studio të vetën në mënyrë që të jetë e pavarur. Kur Kejsi ishte e vogël dhe i bërtisja ndonjëherë, më pas i thosha: ?Ti duhet të më falësh mua se nuk kam eksperiencë si baba, ti je fëmija im i parë?. Ndoshta më ka kuptuar, ndoshta jo, por sado që të kujdesemi ne, lutjet para Zotit janë më të mëdha: ?Zot na ruaj fëmijët dhe mbaji në rrugë të mbarë?. Unë jam munduar ta shkolloj mirë Kejsin dhe e këshilloj të lexojë. Kur jam bërë baba kam qenë shumë i vogël, kisha emocione dhe më dukej e çuditshme. Kur shkova në maternitet pashë fëmijët, iu afrova një fëmije që ishte shumë i bukur, më pas pashë një tjetër që i kishte ikur koka shtrembër sepse kishte lindur e madhe, ishte Kejsi. Erdhi mamija dhe më tha: ?Kjo këtu është vajza jote?. ?Booo? thash. E nxora nga maternitetit me një batanije të bukur, të cilën e kemi ruajtur dhe e kemi edhe sot. Më pas u fokusova tek karriera ime dhe koha kaloi. Tani jetojmë bashkë të dy. Kur ishte e vogël ka qenë si kukull e vogël dhe donte shumë ngjyrën blu?, tha Sabiani.