Burgosja e dy kryetarëve të PD-së në Elbasan, Spaho: Komisari dhe Prokurori do të përgjigjen

Report TV 2019-06-16

Views 3

Ish-deputeti i PD për Elbasanin Edmond Spaho, ka reaguar menjëherë pas vendimit të gjykatës së Elbasanit për të lënë në burg dy drejtuesit e PD-së në këtë qark, Bujar Vreto dhe Bujar Kojku.

Spaho e konsideron vendimin e Gjykatës si një burgosje politike, madje ai thotë se kushdo që brugoset nga protestat e PD-së do të trajtohet si i burgosur politik dhe do të marrë edhe shpërblim.

"Gjyqë fars. I zhvilluar sipas urdhrave nga Edi Rama. Kujtojnë se me vendime të tilla do të trembin opozitën. Por ai kështu do të na ketë edhe në të gjithë Shqipërinë kudo që shkon Edi Rama për ta kundërshtuar dhe për ta detyruar të japi dorëheqjen. E kemi thënë se të gjithë këta që futen në burg për shkak të protestë do të trajtohen si të burgosur politik dhe do të marrin të gjithë mbrojtjen dhe privilegjet që u siguron ligji për të burgosurit politik. Dëshiroj të them që ne si opozitë kemi mbajtur shënim emrin e komisarit të Polciisë, Bedri Hasanaj si dhe emrin e prokurorit Ridvan Sukaj,. Ka ardhur koha që gjyqet politke të marrin fund dhe at do mbajnë përgjegjësi. Ata do të vijë dita që do të përgjigjen për veprimet që bëjnë sot. Ky është gjykatësi i parë që mban në burg drejtues të një force politke."

Share This Video


Download

  
Report form