Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorë të qytetit të Korçës në kuadër të fushatës elektorale, përmendi edhe dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve. Duke u ndalur tek argumenti i dhënë nga Meta se ka sinjale për përplasje më 30 qershor dhe ndaj e mori këtë vendim, Rama tha se zgjidhja është shumë e thjeshtë. Sipas kreut të qeverisë, Meta duhet t'i kërkojë bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së të tërhiqet nga këto skenare, ashtu sikundër edhe ish-kryeministri Sali Berisha të bëjë të njëjtën gjë me Lulzim Bashën, kryetarin e PD-së. Rama i shoqëroi këto deklarata me batuta të shumta ku Kryemadhit ju drejtua si fallxhorja, dhe Bashës si kukulla, të dy në duart e Metës dhe Berishës, që sipas tij kanë orkestruar këtë plan politik.
Fjalën e nisi duke kujtuar episodet e tentativës së bllokimit të rrugës që ju bë gjatë takimeve të tija elektorale në qarkun e Shkodrës, nga militantë të opozitës nën drejtimin e ish-deputetëve të PD-së Ervin Salianji dhe Klevis Balliu.
"Kush është ngritur këtu Salianji që doli në Devoll me çunin e Fahri Balliut që kishin marrë dërrasë me gozhda për të shpuar gomat se i kanë parë në filma? Këta do të bëjnë '97? Meta e ka të thjeshtë t'i thotë gruas shiko filxhan për dajë Titin (Petrit Vasilin) thuaj si do shkojë puna me nervin shiatik. Edhe për shoqen tonë Norën, (Nora Malaj) ti sheh filxhan Nora qan, çdo bëhet me popullin edhe lotët vu. Ti thotë Monës boll merru me këto. Dhe Saliu t'i thotë Lulit, Lulzim shpeejt, në shtëpi. Këto të ndodhin, dhe nuk ndodh '97.
Këta thonë po vendoset diktatura, këtu në fakt ka një tentativë për të vendosur diktaturën e marrëzisë me një filxhan dhe një kukull. Këtu nuk po bëhet asnjë gjë, këta kanë një hall të madh që ne do t'ia zgjidhim më 30 qershor. Dhe ata që i shkojnë nga mbrapa, thuajini fqinjëve dhe kushërinjve demokratë, merrini në telefon, dhe thuajini, vazhdoni të pakënaqur por mos merrni vendin ën qafë, se kush vete mbas tyre në 30 qershor, nuk është puna se e zë ligji dhe ngelen brenda por kur të dalin nga burgu do mbeten brenda. Qeveria e SHBA me emër mbiemër, Lulzim Basha, Monika kryemadhi, thotë kujdes se po digjesh, kujdes se do bëhet klubi i atyre pa vizë. Saliu nuk diskutohet është kryetari i shoqatës, nuk diskutohet që kush vete mbas tyre e pëson. Mirë në Amerikë, por as në Greqi nuk do vënë dot. Tani ja vlen të lësh Selanikun për Monikën? Ata mbjellin çdo ditë frikën, pro do ta shikoni, do treten nga frika e tyre. Ne jemi me të drejtën dhe e drejta do të na shpërblejë", tha kryeministri.