Lajmi se kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është thirrur nga Prokuroria e Tiranës për të dëshmuar në lidhje me lobimin rus në SHBA në datë 17 Qershor ka qenë ndër temat kryesore të diskutimit në media. Kjo ishte edhe një nga temat e emisionit të sotëm ?Zonë e Lirë? në Tv Klan.
?A do ta fusin në burg Lulzim Bashën?? kjo ishte pyetja e parë që drejtuesi i emisionit shtroi para të ftuarve Mustafa Nano dhe Arjan Curi. Sipas Nanos asnjë politikan shqiptar nuk mund të burgosë një tjetër politikan. Sipas tij nuk do të ketë asnjë burgosje pa u krijuar SPAK-u dhe Byroja Kombëtare e Hetimit. Ndërkohë Curi tha se Bashën mund ta mbajnë në arrest shtëpie, por jo në burg.
Arian Çani: Lul Basha në Prokurori më 17 Qershor? A do ta fusin në burg?
Mustafa Nano: Nuk besoj se do të futet njeri në burg, të paktën jo pa u krijuar SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit sepse çdo burgosje do komprometonte çdo vullnet të mirë për të vendosur drejtësi. Këtu nuk ka asnjë politikan shqiptar që mund të burgosë një politikan shqiptar. Nuk ka askënd që mund të burgosë dikë.
Arian Çani: Edhe ata të SPAK dhe të Byrosë së Hetimit prapë shqiptarë janë.
Mustafa Nano: Ata janë tjerë sepse unë i supozoj nën komandën e amerikanëve, ata mund të veprojnë.
Arian Çani: Curi ti si mendon, a ka gjasa? Për një publik që nuk e kupton Basha është marrë si i pandehur, jo si dëshmitar. Është gjë e re në Shqipëri.
Arjan Curi: Mund ta mbajnë në arrest shtëpie sepse në burg nuk mund ta fusin. Mund të shkojë deri në disa ditë arrest shtëpie derisa të mbyllen hetimet.
Arian Çani: Ti mendon se ky është një hetim politik, siç e quajti edhe Basha?
Arjan Curi: Hetimet e atyre niveleve politike janë.
Arian Çani: Për hakmarrje politike, po ia bën Rama për ta trembur për ta shantazhuar...
Arjan Curi: Nuk e di, Rama vetëm apo përfshihet edhe Amerika, se provat po vijnë nga Amerika.
Arian Çani: Rama i ka me vete amerikanët dhe evropianët?
Arjan Curi: Shqiptarët presin të futet dikush në burg me sesbën, ndryshe s?do kishte vlerë gjithë kjo Reformë në Drejtësi. Nuk besoj se kjo reformë do filloj nga Luli. Të gjithë duan të fusin në burg gjithkënd? Basha shpëton sepse nuk ka qenë ndonjëherë kryeministër, nëse futet ndonjëri në burg duhet të fillojë nga ish-kryeministrat ose ish-presidentët. Nuk e rrezikon burgun./tvklan.al