#rtvora
Ish-kryeministri, Aleksandër Meksi, e konsideron të detyrueshëm dekretin e Presidentit për anulimin e zgjedhjeve vendore. Për RTV Ora ai shprehet se të drejtën për ta shpallur nul e ka vetëm Gjykata Kushtetuese. Për situatën e krijuar ai kërkon nga palët që të kenë vullnetin politik për të gjetur dialogun.
Ish-kryeministri, Aleksandër Meksi, ka dalë në krah të Presidentit Ilir Meta dhe kundër Qeverisë dhe Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, të cilët refuzojnë të zbatojnë vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare.
Sipas tij dekreti i Presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit duhet të zbatohet nga institucionet e vendit.
Gazetarja: Kur një dekret i Presidentit hidhet në Fletoren Zyrtare a duhet ta zbatojnë institucionet?
Aleksandër Meksi: Detyrimisht, ose duhet ti drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
Ish-kryeministri mendon që nësë ka vullnet politik nga të gjitha palët, kriza politike mund të zgjidhet. Në rast të kundërt, thotë ai, trazirat mund të jenë zgjedhja e tyre.
Aleksandër Meksi: E zgjidhin të tërë bashkarisht nëse duan ta zgjidhin. Nëse e kanë për interes se kriza është e dobishme për të ecur përpara, është tjetër gjë.
Aleksandër Meksi thotë që ka dëgjuar në media se parlamenti nuk është në nivelin e duhur, por sërish ka një këshillë për politikanët e të gjitha kaheve politike.
Aleksandër Meksi: Të merren me politikë siç është politika.
Por tashmë dhe presidenti ka hedhur një tjetër hap, duke kërkuar të dhëna prej KQZ mbi numrin e deputetëve që kanë mandatin.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ish-kryeministri-meksi-vendimet-e-fletores-zyrtare-te-detyrueshme-zbatim
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz