Zbardhen 3 ngjarje kriminale në Elbasan

RTV KLAN 2019-06-14

Views 8

?Policia ka arritur të zbardhë tre ngjarje kriminale të ndodhura ndër vite në qytetin Elbasanit. Janë arrestuar 13 persona. Ndërsa hetimi për këto ngjarje ka zbuluar edhe një rast korrupsioni ku janë vënë në pranga anëtarë dhe ish-anëtarë të Autoritetit të Mediave Audiovizive?.

Konkretisht, policia ka zbardhur vrasjen e 15 Gushtit 2012. Në atë kohë u ekzekutua në banesën e tij, Gentian Beqiri, edhe pse ruhej nga policia pasi ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie. Gjithashtu, i vdekur mbeti dhe babai i tij Nezir Beqiri, si pasojë e një infarkti. Për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim dy persona me inicialet E.B. dhe E.C.

Blutë zbardhën dhe një tentativë vrasje të vitit 2006 ndaj Fadil Memës, ish-shefi i Policisë Rrugore në Elbasan. Për këtë ngjarje u prangos Florenc Çapja. Fadil Mema u ekzekutua në 2015 në Itali. Ai kishte një histori hakmarrjeje me fisin Çapja.

Policia ka zbardhur dhe një plagosje dhe rrëmbim personi në vitin 2013. Në kërkim është shpallur Suel Çela, që kërkohet edhe për përplasjen me policinë me një mjet të blinduar në hyrje të tregut agro-ushqimor, në Maj të 2017-s. Për këtë rast i është komunikuar arresti edhe shtetasit me inicialet E.Ç., në ambientet e paraburgimit, pasi mbahet aty për një tjetër vepër penale.

Gjatë hetimeve të nisura për këto ngjarje prej 2017-s u zbulua edhe një rast korrupsioni. Në pranga u vu Suela Musta. Dyshohet që në pozicionin e Anëtares së Bordit të AMA, ajo ka votuar pro anulimit të dy gjobave të vëna nga inspektorët e AMA ndaj një televizioni kabllor, pronë e fisit Çapja në Elbasan. Përveç Mustës u arrestuan edhe 6 zyrtarë dhe një tjetër u shpall në kërkim.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS