Policia aksion ne Elbasan, arrestohen pjesetare te fisit Capja

RTV KLAN 2019-06-14

Views 2

Nëntë persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia mëngjesin e kësaj të premteje në Elbasan. Reparti special RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë pushtuar dy nga lagjet problematike të qytetit duke ushtruar kontrolle në disa objekte.

Këta shtetas janë prangosur me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda pas dyshimeve se ata janë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në Elbasan vitet e fundit si vrasje apo rrëmbim personi. Pjesa më e madhe e personave të ndaluar janë pjesëtarë të fisit Çapja, ndër ta edhe Florenc Çapja.

Hetimi për këtë rast ka nisur 15 muaj më parë nga Prokuroria duke u finalizuar këtë të premte. Detajet se në çfarë ngjarje kriminale janë të përfshirë këta persona, ende nuk dihen pasi ende nuk ka një njoftim zyrtarë nga policia dhe prokuroria. Gjatë hetimit të këtij rasti, prokuroria zbuloi dhe korrupsion në lidhje me dhënien e licencave për disa kabllorë.

Për këtë episod janë prangosur 6 persona, ndër ta Mimoza Sula , ish-anëtare e AMA. Janë kryer kontrolle në 28 ambiente dhë janë sekuestruar pajisje në katër televizone kabllore në Elbasan dhe Tropojë.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form