Kthesë në hetimet për vrasjen e Arben Bilalit/ Dalin prova të reja, atentatorët dyshohen të huaj

Report TV 2019-06-14

Views 0

Edhe pse policia e Tiranës vuri në pranga Gjergj Cukalin, si një nga personat që ka marrë pjesë në ekzekutimin e ish-policit Arben Bilali, në 30 janar të këtij viti, hetimet vijojnë të jenë ende të hapura, për shkak të disa gjurmëve të tjera gishtatsh të fiksuara në makinën e përdorur nga atentatorët.

Burime pranë policisë bëjnë me dije për gazetaren e Report TV, Xhensila Kodra, se gjurmët e fiksuara në disa pjesë të ndryshme të automjetit tip ?Mercedez Benz CLS?, me ngjyrë blu të errët, që u gjet në afërsi të Mjull Bathores pak orë pas ngjarjes dyshohet të jenë të autorëve të krimit.

Por, nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se pikërisht këto gjurmë gishtash nuk ekzistojnë të regjistruara në sistemin e territorit shqiptar. Lidhur me këtë fakt, thanë burimet, dyshimet janë se atentatorët mund të jenë shtetas të huaj e vrasës me pagesë. Këto dyshime kanë bërë që autoritetet Shqiptare t'u drejtohen disa shteteve të huaja, ku u kërkohet për të identifikuar këto gjurmë gishtash.

Gjergj Cukali u arrestua pasi përgjigjia e AND-së të gjetur në një bidon uji plastik brenda në makinë, ishte e tij. I arrestuar si bashkëpunëtor në ngjarje është edhe Arben Xhetanin.

Share This Video


Download

  
Report form