Për situatën politike në vend, ?Stop? sjell në vëmendje një spot elektoral të PS-së në vitin 2017 me tërheqje litari. Ajo, që po ndodh sot në emër të ?Shqipërisë që duam?, është tërheqje nga palët në llogore, derisa litari të këputet.Në seancën e sotme parlamentare, që debatoi rezolutën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Elisa Spiropali recitoi një poezi për Princ Vidin dhe Haxhi Qamilin. Nga ana tjetër, deputeti i LSI-së Ralf Gjoni propozoi që Shqipëria të votohet si monarki parlamentare, pasi do të ishte dhe sexy ?kingdom of Albania?.