Rama interesohet te Manja për akuzat që rëndojnë mbi Bashën

RTV KLAN 2019-06-14

Views 0

Marrja si të pandehur të kryetarit demokrat Basha nga Prokuroria, është komentuar gjatë bisedës që Kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj dhe kreu i Komisionit të Ligjeve Manja zhvilluan me banorët e njësisë numër 11 në Tiranë. Kreu i qeverisë i kërkoi më shumë informacion Manjës në lidhje me akuzën e ngritur ndaj Bashës për çështjen e lobimit rus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rama: Po çfarë prokuroria, se më thanë që ishte ngritur e kishte thënë?
Manja: Po dhe më e bukura se dje më kishte përmendur mua për dosjen 184, si mund ti besoni atij i thashë, se unë nuk jam marrë ala i pandehur edhe flet për ne.
Rama: Po pse është marrë i pandehur tani?
Manja: Po po.
Rama: Po çfarë është akuza se nuk e kam pa.
Manja: Po është për falsifikim formulari dhe pastrim parash,
Rama: Po është pastrim parash i pastër ai, minimumi pastrim parash , imagjino ta kishim bo ne se çfarë do kishte ndodhur.
Veliaj: Do ishim ekzekutuar.
Veliaj: Ty të vjen kush për vaki hedh 10 mijë Lekë dhe e mban mend, ty të fusin miliona në llogari dhe nuk e mbake mend.
Manja: Është e qëllimshme, nuk i kanë raportuar.

Prokuroria thotë se nga hetimet ka rezultuar se kryetari demokrat Basha, ish ? Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe financieri Ilir Dervishi kanë konsumuar elemente të veprës penale, të falsifikimit të formularëve dhe pastrimit të parave. Organi i akuzës ka njoftuar se do t?i komunikojë zyrtarisht akuzat mëngjesin e datës 17 Qershor.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS