Basha: Hetimi ndaj meje, politik

RTV KLAN 2019-06-13

Views 0

Hetim politik e cilëson kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha fletë -thirrjen e organit të akuzës ndaj tij. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Basha thotë se hetimet e nisura nga prokuroria me urdhër të kryeministrit janë ta pabazuara në prova.

?Edi Rama, me metoda putiniane, ka vendosur të hapë hetime kundër meje, me akuza qesharake, të sajuara keq nga prokuroria e tij politike.Mua nuk më bëhet vonë fare për këto akuza dhe këtë hetim politik. Edi Rama ka menduar se do të më trembë mua apo do të stepë opozitën, por do ta kuptojë shpejt se unë as nuk trembem dhe as nuk tërhiqem!Edi Rama ka një vit e gjysëm që mban si shpatë në dorë një hetim absurd, pa prova dhe pa asnjë fakt kundër Partisë Demokratike.?

Vënia në lëvizje e prokurorisë nga kryeministri, thotë Basha, ka për qëllim largimin e Ramës nga kriza politike dhe skandalet e përfshirjes me krimin në zgjedhje.

?Këto metoda alla-Putin dhe Maduro, për t?u mbyllur gojën dhe neutralizuar kundërshtarët politikë dhe shkatërruar demokracinë, thjesht do ta thellojnë më shumë gropën ku ka rënë Edi Rama dhe do ta bëjnë të pashmangshëm dhe të shpejtë fundin e keq të tij.?

Për lobimet ruse, kryedemokrati foli edhe në mesditë kur iu përgjigj akuzave të kryeministrit Rama.

Basha paralajmëron se nuk ka asnjë hap pas nga beteja për zgjedhje të lira e të ndershme teksa thotë se ky është sistemi i kalbëzuar nga krimi dhe korrupsioni që duhet shembur.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form