8 persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohen për kalimin e paligjshëm të klandestinëve që vinin nga Siria, Turqia dhe Iraku, drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Mes të arrestuarve në pranga ka rënë edhe koka e grupit U.Ç 39-vjeç nga Stambolli por me vendbanim në Tiranë. Në flagrancë janë arrestuar , G.B., 33 vjeç, banues në Tiranë, R.SH., 39 vjeç, banues në Tiranë, R.H., 38 vjeç, banues në Devoll. Më pas me provat e siguruara policia ka arrestuar edhe D.Q., 34 vjeç, banues në Tiranë, E.M., 23 vjeç, banues në Tiranë, A.Z., 32 vjeç, banues në Tepelenë dhe F.S., 21 vjeç, me banim në Tiranë.
Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin e klandestinëve te huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Mal të Zi.
Sipas policisë, klandestinet paguanin shuma të konsiderueshme eurosh tek organizatori i këtij trafiku.
Tashmë të arrestuarit e operacionit të koduar 'TRANZIT' do të përballen me akuzën e kalimit të paligjshëm të kufirit.
Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar: celular, vlera monetare, si dhe automjete me të cilat këta shtetas realizonin aktivitetin kriminal, ndërsa në operacion kanë marrë pjesë Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.